Parashtesa con- është fjala “kon” e gegërishtes
Në latinisht edhe italisht ka shumë fjalë që fillojnë me parashtesën con- që te disa fjalë bëhet com- për shkak të përshtatjes së tingullit me shkronjën tjetër pasuese. Kjo parashtesa con- është fjala “kon” e gegërishtes që domethënë “me qënë” pra “është”. Vetëm shqipja e shpjegon këtë parashtesë kurse latinishtja edhe italishtja nuk e shpjegojë dot. Shqipja i shpjegon edhe pjesët e tjera të këtyre fjalëve që latinishtja edhe italishtja nuk i shpjegojnë dot. Këto janë disa fjalë me këtë parashtesë: contactare – kon tak – kon taku – kon takuar – është takuar – takon, convention – kon vën – e kon e vënë – është e vënë – është vendosur – vendosje, në italisht është “convenzione”, comparare – kom par – kom parë – është parë, është krahasuar – krahason, condition – kon dit – kon e ditur – është e ditur – kusht, edhe kushtet janë gjëra që dihen, në italisht është “condizione”, conoscere – ko njo – ka njoh – ka njohje – njeh, compiere – kom bërë – e bërë, e përfunduar – përfundon, co