1889/GAZETAT GREKE SHKRUANIN SHQIP – Kënga e arvanitasit princeshës

Poema e vjetër është shkruar në Pire, më 26 mars të vitit 1889 nga një arvanitas, i mbetur ende i panjohur.
Ai që quhet krijimi i madh vjershëtor, gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889, në revistën “ΑΠΟΛΛΩΝ”, që në shqip do të thotë “APOLLON”, që e botonte Sakelaropulos në Pire të Athinës.
Për së dyti poema është ribotuar në gjuhën greke, me komente nga studiuesi arvanitas Jani Gjika, në vitin 1995, në revistën “ΜΠΕΣΑ” që përkthehet “BESA”, revistë e “Lidhjs së Arvanitasve të Greqisë”.
Pavlo Aleksandroviç, i biri i perandorit të Rusisë, Aleksandrit II dhe vëlla i perandorit Aleksandër III, këtë poemë ia kushtonte fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë, me dukën e madh të Rusisë.
Në original poema titullohet “NTE E PARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA” – Për të parën princeshën tonë Leksandra.
Ishte viti 1889, kur Pavlo Aleksandroviç erdhi në Greqi për të marrë nusen, princeshën Aleksandra dhe për të organizuar dasmën në Rusi. Kjo ngjarje u bë shkas që një arvanitas, të shprehë në mënyrë poetike ndjenjat e tij për princeshën e bukur, duke e filluar poemën me vargjet e njohura:
Të këndoj në shqip,
në gjuhën heroike,
që foli admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli.
Me fillimin e këtyre rreshtave, poeti na tregon se gjuha që flisnin shumica e heronjve të revolucionit grek të vitit 1821, ishte shqipja. Në këto vargje përmendet admirali i madh Andrea Miauli, i cili lindi më 20.5.1769, në ishullin e Hidrës.
Në vitin 1822, Andrea u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të vitit 1821, Miauli i dhuroi 250.000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Ai ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës shqipen dhe anglishten.
Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij, kur u bë admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje.
Në vargjet e mësipërme përmendet Boçari dhe bëhet fjalë për fisin e madh trim të Boçarëve të Sulit, të cilët kishin ardhur në Sul të Çamërisë, pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, me rreth 200 luftëtarë arbër dhe familjet e tyre.
Poema e vitit 1889, është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte, siç e quajnë në Greqi këtë gjuhë dhe ka 430 rreshta. Duhet thënë se në shekullin XIX, gjuha shqipe kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan.
Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Madje, në flotën detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip.
Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe në ato kohë ka përdorur shkronja greke.
Për plotësimin e alfabetit shqip me 36 shkronja, poeti duhet të ketë përdorur disa lidhje midis 24 shkronjave të alfabetit grek.
Poema e vjetër është shkruar në Pire, më 26 mars të vitit 1889, nga një arvanitas, i mbetur ende anonim.
Ai që quhet krijimi i madh në vargje, gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889, në revistën “ΑΠΟΛΛΩΝ”, që në shqip do të thotë “APOLLON”, të cilën e botonte Sakelaropulos në Pire të Athinës.
Poema është ribotuar për herë të dytë në gjuhën greke me komente nga studiuesi arvanitas Jani Gjika në vitin 1995 në revistën “ΜΠΕΣΑ” që përkthehet “BESA”, të cilën e botonte “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”.
Këtë poemë ia kushton fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë me dukën e madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit të Rusisë Aleksandrit të Dytë dhe vëlla i perandorit Aleksandër i Tretë.
Poema, ka titullin origjinal “NTE E PARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA” -Për të parën princeshën tonë Leksandra.
Më 1889 erdhi Pavlo Aleksandroviç në Greqi për të marrë nusen e tij, princeshën Aleksandra e për të organizuar dasmën e tyre në Rusi. Kjo ngjarje i jep shkas një arvanitasi, të shprehë në mënyrë poetike ndjenjat e tij për princeshën e bukur duke e filluar poemën me vargjet e njohura:
Të këndoj në shqip,
në gjuhën heroike,
që foli admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli.
Me fillimin e këtyre rreshtave, poeti na tregon se gjuha që flitnin shumica e heronjve të revolucionit grek të vitit 1821, ishte shqipja. Në këto vargje përmendet admirali i madh Andrea Miauli. Andrea Miauli, lindi më 20.5.1769 në ishullin e Hidrës.
Në vitin 1822 Andrea u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të 1821 Andrea Miauli i dhuroi 250.000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës shqipen dhe anglishten.
Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij, kur u bë admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje.
Në vargjet e mësipërme përmendet Boçari dhe bëhet fjalë për fisin e madh trim të Boçarëve të Sulit, të cilët kishin ardhur në Sul të Çamërisë pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut me rreth 200 luftëtarë arbër dhe familjet e tyre.
Poema e vitit 1889, është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte si e quajnë në Greqi këtë gjuhë dhe ka 430 rreshta. Duhet thënë se në shekullin XIX, gjuha shqipe kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan.
Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Madje, në flotën detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip.
Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe në ato kohë ka përdorur shkronja greke.
Për, plotësimin e alfabetit shqip me 36 shkronja, poeti duhet të ketë përdorur disa lidhje midis 24 shkronjave të alfabetit grek.
I
Duav diev ndë mal,
si të pa siprë ndë kal,
ufsheh bërdha ndë në re,
të ndritonjësh ti ndë dhe.
Doli dielli në mal,
si të pa sipër në kalë,
u fsheh brenda në re,
të ndriçohesh ti në dhe.
***
Kur ti vinje ka Tatojë,
Hëna dil ka Jmitojë,
tuke shtif sit’ e te pa
ndrito për mua ti të tha.
Kur ti vije nga Tatoi,
Hëna dilte nga Imitos,
duke hedhur sytë e të pa,
ndriço për mua ty të tha.
***
Drita je çë sperëndon,
lulea e lulevet çë mblon
vendetë ka merudhi,
kado vete e kado rri.
Drita je që s’perëndon,
lulja e luleve që mbulon,
vendet nga kundërmimi,
nga do vete e nga do rrish.
***
Parnithi një krino nxuar,
e ka marudhia e hovë,
erdh një Dhuk’ e na emuar,
e ekev ndë Peterhovë.
Parnis* një zambak nxori,
e nga aroma e hollë,
erdhi një duk dhe na e mori,
dhe e çoi në Petërburg.

Popular posts from this blog

Albanian, Ancient Greek and Latin

What does Zecharia Sitchin say about the Albanian language, in relation to Sumerian?

Maqedonia eshte me shume shqiptare se sa Spanja spanjolle