Plisi (Albanian cap) (in Albanian)


Shkruan: Prof. Fatbardha DEMI
Dhjetë urdhëresat e marra nga “ goja”e Zotit, Mojsiu i ka shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe.
Në ditën e parë të muajit të tretë që nga largimi nga Egjypti, izraelitët e lodhur dhe plot dyshime për fjalët e Moisut dhe fatin e tyre, mbritën në këmbë të malit Sinai. Sipas urdhërit të Zotit, mbas tre ditë “pastrimi”, Moisiu i vetëm, ju ngjit malit Sinai ku qëndroi dyzet ditë dhe netë, për të marrë nga goja e të Plotfuqishmi dhjetë Urdhëresat ( Es17,8-13) , dy prej të cilave të shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri që njihen me emrin TORAH. (11) Vendosja jo e rastësishme e ngjarjes, mbi një mal me emrin e Perëndisë hënore Sin të panteonit sumer, babilonez dhe të asirëve,( 12) dëshmon jo vetëm besimin hënor të pellazgëve në këto vënde, por dhe origjinën pellazgë, të mitit kristian.
Torah (në hebraisht תורה) personifikon vetë figurën e Zotit dhe përmban 613 urdhëresa. Sipas studiuesve është një fjalë e vjetër hebraike që tregon “mësimin” dhe shpesh përkthehet si “ligje”.( Stephen M. Wylen, Settings of Silver : An Introduction to Judaism, Paulist Press, 2001, p. 16) Siç vihet re, për këtë fjalë nuk kemi një përkthim gjuhësor. Sipas P.Zheit, Gjuhët e para kanë qenë simbolike dhe simboli është gjuha më të cilën E (Qëndra, Zoti) shprehet. (13)
Bazuar mbi të njejtin parim, albanologu Xhuzepe Katapano (Thot Parlava Albanese, Bardi Editore, Roma 1984) sqaron se : “ TORA ka të bëjë me çdo çast të jetës, me krejt ekzistencën njerëzore (…) rrjedh nga tingulli TR (tërë) , ku e para (t-shën im) tregon cakun dhe e dyta lëvizjen (r-rrota, rrethi -shën im) (…)
Ngaqë Zotit nuk mund t’i jepet një emër, që të shprehte thelbin e tij, realitetin përmbajtësor, Thoti e emërton : TËRË : i tëri, i ploti, absoluti (…) Pra TORA-HA është Arbërisht, përmbledh gjithë urtësinë, tërë dijen e drejtësisë ! „ (14)
Ky shpjegim është shkencor dhe i bazuar mbi faktet gjuhësore, por janë trashëguar edhe fakte grafike. Mund të themi se, para përdorimit (ose krahas) të fjalës, njeriu „ka folur“ nëpërmjet gjesteve dhe vizatimit. Psikologu i njohur Karl Jang (Carl Gustav Jung ,1875 -1961) pohon se njeriu përdor fjalën, për të shprehur kuptimin e mendimit që do të trëgojë. Gjuha e tij është plot me simbole , por për të dhënë thelbin e mendimit, ai shpesh përdor vizatimin. (15)
Emërtimi në gjuhën shqipe Torah / Tërësi, i Zotit është shprehur gjatë mijëra viteve, me të njejtin gjest-simbolik: duart e hapura që tregojnë gjithësinë (gjithë horizontin, nga lindja në perëndim, nga Alfa deri tek Omega). Ky simbol, nga mitologët kristian iu përshtat mitit të sakrificës së Krishtit, për t’i dhënë popullit idenë e të dërguarit të Zotit. Në fotot poshtë, shihet përcjellja e simbolit besimtar në kohë.794fatbardha-dmi-bibla-3
(16) (Nga e majta në të djathtë) Figura e Perëndeshës së parë me trup njeriu e kokë zogu. Tre V posht qafës, dëshmojnë besimin hënor të pellazgëve ; Perëndesha e gjuetisë dhe mbrojtëse e kafshëve, Britomartis e periudhës minoike ; Perëndesha hënore Iside në Egjiptin e Lashtë ; Aleksandri i Madh në një diademë mbretërore e ruajtur në Kiev ; Kryqëzimi i Krishtit ,pikturë murale në Manastirin e Decanit, Kosovë.
Nuk mund të lë pa përmëndur edhe një fakt tjetër, emërtimin e vendit ku ruhen ligjet e urdhëruara nga Zoti (Torah) : “ARCA e Aleancës”. Në gjuhën hebreje lexohet (‘ārōn ha-bĕrīth),ku na bie në sy emri i vëllait të Moisiut Aaron, që besoj se shpjegon mitin e bërjes së arkës sipas udhëzimit të Zotit dhe jo kuptimin gjuhësor. Origjina e fjalës shqip “arka” (arca) e ka nga emri “bark” në kuptimin e barkut të njeriut që mban femijën. Por siç dihet, në gjuhët natyrale (gjuhët e njeriut primitiv) siç është shqipja, fjala ka edhe kuptim simbolik, të cilin na e shpjegon Fjalori Teosofik i H.Blavatskit(Helena Petrovna von Hahn, 1831-1891): Arka (Argha- kald.) – nënkupton mitrën e Naturës; Hënën e Re, një barkë shpëtimi; por edhe një kupë që përdoret për ritet fetare. (17) Herodoti e përmënd emrin “Arka-ia”, si emër të krahinës së Peloonezit, vend ku banonin « pellazgë aigia-lees ». (18) Kjo krahine me vone u emertua Man-i, që ka qenë emri i lashtë në gjuhën shqipe i Hënës (Mana) (F.Demi “Besimi henor deshmi e autoktonise se Kombit Arber”).
Por le të vijojmë tezën tonë. Faktet dëshmuan se emërtimi i librit të ligjeve (Torah) është i gjuhës shqipe, por brenda saj ka fjalë që përdoren edhe sot nga shqipetarët. Historia e shenjte e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezës hapet me krijimin e botës : „Në fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokën…“ (Gen. 1:1). Fjalën „në fillim“ e tregon shigjeta në (fig.1, poshtë) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi është në gjuhën shqipe.
200fatbardha-dmi-bibla-4(Morris Jastrow’s Dictionary of thë Targumim, thë Talmud Babli and Yërushalmi, and thë Midrashic Litëraturë , 1903; pag 923, PDF vol 2 )
Janë dhënë shpjegime të ndryshme për këtë fjalë: Në Fjalorin e orientalistit amerikan M. Jastrou ( Morris Jastrow, Jr. (1861 – 1921) (fig.1,lart) kjo fjalë do të thotë „gjigand“. Ata u quajtën „n‘filim“ sepse ata shkaktuan shkatërimin (përmbytjen) e botës; është emër demoni. (19) Besoj së autori është nisur për këtë shpjegim nga mitet mbi fiset e para që jetuan në Tokë duke e lidhur me temën e Gjenezës. Ka shumë mundësi që M.Jastrou të jetë bazuar edhe tek Fjalori Teosofik i esoteristes më të shquar të shekullit 19, H.P.Blavatskit ku shënohet : „Nëfilim“ (ebr.) – Gjigandët, Titanët, Të rënët (Ëngjëjt –N.d.T.) (20) Me sa duket edhe H.Balvatski është mbështetur tek përkthyesit grek të Biblës hebraike ,të cilët fjalën „nëphilim“ (në gjuhën origjinale hebreje ph=f) e kanë përkthyer- gjigand.
Sipas Enciklopedise Treccani (Enciclopedia Italiana -1933), Titanët „të lindurit nga toka“ ishin brezi më i lashtë i pellazgëve ku bënte pjesë edhe Kroni, babai i Zeusit. Zeusi përfaqsonte brezin e ri të Titanëve që u hyjnizuan si perëndi në Olimp. (21) Gjigandët dhe Titanët janë pellazge dhe i përkasin dy degëve të të njejtës famile etnike (gegë dhe toskë), gjë që shpjegohet qart nga ana gjuhësore e emrit: „titan“ dmth „tanët“. Emërtimi „gjigand“ shpreh vetëm dallimin fizik, që dallon pellazgo-ilirët (shqipetarët) e veriut nga ata të jugut, të cilët vijnë më të shkurtër. Edhe sot popullsia e Shqipërisë Veriore dhe ajo historike (Dardania), emërtohet Gegë ,fjalë e rrjedhur nga Gigë (gjigandë). Pra ,shpjegimi që i bëhet fjalës „nefilim“ të çon tek mitet pallazge.
Që në Bibël kemi një histori pellazge vërtetohet edhe me fakte gjuhësore. Teksti i vjetër, sipas studiuesve është shkruar në gjuhën aramaika dhe jo hebraike. Shkruesit hebrej duke mos e ditur kuptimin e fjalës e kanë lënë në origjinal. (22) Në gjuhën e sotme shqipe kjo fjalë shqiptohet qartësisht nga ana gjuhësore dhe ka kuptimin e „fillimit të një dukurie apo veprimi dmth zanafillën e …“, që në Bibël është emërtuar „Gjeneza“. Tek fjala „nëfilim“ me gërma hebraike, ndodhet edhe një shenjë e vogël (si apostrof, fig.1,2 lart) mbas gërmës së parë dhe quhet „yod“ dhe në alfabëtin hebraik ka vlerën numerike 10(numri perfekt, që përfaqëson Zotin).

Popular posts from this blog

Albanian, Ancient Greek and Latin

What does Zecharia Sitchin say about the Albanian language, in relation to Sumerian?

Sherimi i kancerit, mamografia e demshme edhe vaksinat e demshem (Shikoni edhe kete dokumentar: https://peertube.it/w/4j7H5rSzLZaejhD6i3oRiX)