Posts

Showing posts from December, 2019

BUTRINT BALAJ: ALBANIAN CREATIVE REFLECTIONS ON GERMAN (I) (In Albanian and in English)

Image
Abstrakti - Shqipja është gjuhë i.e që u ka shkaktuar kokëdhembje gjuhëtarëve të ndryshëm nëpër botë. Përcaktimin si gjuhë i.e e dha gjuhëtari gjerman Franz Bopp-i. Lidhja e gjermanëve me shqipen ka qenë tepër interesante dhe më e hershme. Gjermanët filluan të interesoheshin, ta studionin shqipen e ta shpërfaqnin nëpër qarqet intelektuale, përpara se Bopp-i të vinte në përfundimet e veta. Kështu, nisur nga interesi dhe profecia e Leibniz-it, pastaj duke vazhduar me Friedrich M. Müller, Xylander-it e Thunmann-it, Hahn-it etj, të cilët dhanë një kontribut për ndriçimin e fakteve shumë të rëndësishme për lashtësinë e gjuhës shqipe. Duke vënë në konsideratë këto, kemi arritje revolucionare gjuhësore nga filozofi i gjuhës Petro Zheji, i cili është themeltar i gjuhësisë simbolike, këndvështrim krejtësisht i ri mbi gjuhësinë në përgjithësi e për etimologjinë në veçanti. Reflekset krijuese të shqipes mbi gjermanishten lidhen drejtpërdrejt me motivimet etimologjike të leksikut të

BUTRINT BALAJ: ALBANIAN CREATIVE REFLECTIONS ON GERMAN (II) (In Albanian and in English)

Image
Tabelat e embriomorfemave, baza e reflekseve krijuese të fjalës Në këtë tabelë e shohim qartë se si shqipja formon fjalët-grimca ose embriomorfemat që më pas shërbejnë për ngjizjen e konceptit (fjalës). Sigurisht në një koncept të motivuar veprojnë edhe rregullat të tjera (shih parimet te seksioni i mësipërm), por që në fund na dërgojnë në këtë qendër tabelare, që pak a shumë duket sikur tabela e Mendeljevit. Këtu kemi paraqitur formën progresive tableare të morfemave embrionale të të dy gjuhëve, të shqipes dhe të gjermanishtes. Katrorat e zbrazët tregojnë se nuk ekziston ajo morfemë embrionale në atë gjuhë. Për embriomorfemat e shqipes, bazë është kryesisht dialekti i gegërishtes. Në plan të parë duket qartë diferenca e embriomorfemave dhe avantazhin e padiskutueshëm të shqipes në raport me gjermanishten (shih sipër tabelat). Marrim një rast konkret për të anticipuar në lidhje me reflekset krijuese të shqipes mbi gjermanishten, p.sh, po ta marrim fjalën die Bitte