Posts

Showing posts from October, 2020

VËLLIMI 'PERANDORIA OSMANE' PËRJASHTON KRYENGRITJET E SKËNDERBEUT

Image
  “PROJEKTI I HISTORISË SË PËRBASHKËT”: KRITIKË PESËPJESËSHE PËR (KEQ)PËRFAQËSIMIN E SHQIPTARËVE NË LIBRAT ALTERNATIVË TË HISTORISË. Themeluesit e OJQ-së “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe” (CDRSEE) me seli në Selanik, më 1999 konsideruan se pajtimi afatgjatë në Ballkan është i mundshëm vetëm nëse do të ndryshonte mënyra se si lënda shkollore e historisë mësohet në rajonin tonë. Për këtë qëllim, atë vit inicuan projektin e tyre më të rëndësishëm, të titulluar “Joint History Project” (Projekti i Historisë së Përbashkët), në mënyrë që mësimdhënësve të historisë në Ballkan t’u ofronin materiale që përmbanin shumë këndvështrime për të njëjtën ngjarje. Projekti synonte jo vetëm të rishikonte mësimdhënien etnocentrike të historisë, por edhe t’i nxiste mendimin kritik e debatin, ta promovonte diversitetin e t’i pranonte si vuajtjet ashtu edhe arritjet e përbashkëta të popujve ballkanikë. CDRSEE angazhoi historianë nga i gjithë rajoni dhe projekti rezu