Parashtesa con- është fjala “kon” e gegërishtes

Në latinisht edhe italisht ka shumë fjalë që fillojnë me parashtesën con- që te disa fjalë bëhet com- për shkak të përshtatjes së tingullit me shkronjën tjetër pasuese. Kjo parashtesa con- është fjala “kon” e gegërishtes që domethënë “me qënë” pra “është”. Vetëm shqipja e shpjegon këtë parashtesë kurse latinishtja edhe italishtja nuk e shpjegojë dot. Shqipja i shpjegon edhe pjesët e tjera të këtyre fjalëve që latinishtja edhe italishtja nuk i shpjegojnë dot. Këto janë disa fjalë me këtë parashtesë: contactare – kon tak – kon taku – kon takuar – është takuar – takon, convention – kon vën – e kon e vënë – është e vënë – është vendosur – vendosje, në italisht është “convenzione”, comparare – kom par – kom parë – është parë, është krahasuar – krahason, condition – kon dit – kon e ditur – është e ditur – kusht, edhe kushtet janë gjëra që dihen, në italisht është “condizione”, conoscere – ko njo – ka njoh – ka njohje – njeh, compiere – kom bërë – e bërë, e përfunduar – përfundon, comprare – kom prur – diçka është sjellë, është blërë – blen, completare – kom plet – kom plot – është e plotë – plotëson, kjo fjalë latine edhe italiane është shumë e qartë që përbëhet nga këto fjalët e gjuhës shqipe, commentare – kom ment – kom mend – dhënie mendimi – komenton, concept – kon cept – kon qept – e kon e qepur – është e qepur – mendime të qepura ose të lidhura bashkë – koncepti, conspirare – kon shpir – kon e shpirë – është e shpirë – është e çuar, e kurdisur – konspiron, consonne – kon zon – kon zan – është zëri – bashkëtingëllorja, convento – kon vend – është vend – kuvend, comparsa – com par – con e parë – është e parë – pamja, dukja, compacto – kom pak – kon pak – kon e pakët – është e pakët – është e mbledhur – kompakt, condonare – kon dhon – kon e dhon – është e dhënë – fal huadhëniet, condanna – kon dhan – kon e dhan – është dhënë – është dhënë dënimi – denimi, confessare – kon fe – është fe – është besë për të rrëfyer – rrefen, confederazione – kon fe dhe – kon fe dhënë – është dhënë besa – bashkësia, konfederata.

Popular posts from this blog

Albanian, Ancient Greek and Latin

What does Zecharia Sitchin say about the Albanian language, in relation to Sumerian?

Sherimi i kancerit, mamografia e demshme edhe vaksinat e demshem (Shikoni edhe kete dokumentar: https://peertube.it/w/4j7H5rSzLZaejhD6i3oRiX)